Berisha: Misioni i revolucionit tonë, përmbysja e regjimit të Edi Ramës

Berisha: Misioni i revolucionit tonë, përmbysja e regjimit të Edi Ramës

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Bulqizës, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se misioni ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe mbrojtja e interesit kombëtar pavarësisht çmimit.

Berisha tha se Shqipëria vinte në vitin 1990, si vendi më i tradhtuar dhe kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar.

Sipas tij, Enver Hoxha edhe në vitin 1982 mburrej se Kosovën ua lamë Titos, ua lamë jugosllavëve.

Ne u ngritëm me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë kudo që janë, u ngritëm me guxim për të mbrojtur çështjen shqiptare.

Nuk kishim shkolla politike, po kishim ideale të larta fisnike njerëzore, kishim dashuri për Shqipërinë dhe sot demokrate e demokratë, mblidhemi në këtë sallë e kudo që jemi me një trashëgimni të pakrahasueshme e cila bën krenar ju, fëmijët tuaj dhe brezat që vijnë.

Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktorinën çnjerëzore Marksiste-Leliniste, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen, varfërimin tuaj.

Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskrimimin masiv të qytetarëve. Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë.

Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë.

Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush. Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje.

Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës.

Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve.  Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE.

Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama.

Sipas tij, Edi Rama nga mëngjesi deri në darkë “me balluket dhe stërballuket” nuk ka asnjë synim, vetëm të mashtrojë në mënyrë që të vazhdojnë të vjedhin.

Ai shtoi se nëse i hidhen sytë sot Shqipërisë, pasuria më e madhe e shqiptarëve ndodhet në Bulqizë edhe pse janë nxjerrë miliona e miliona ton krom.

Ndodhet në Bulqizë, në Martanesh.  Hidhni sytë këto vite, sikur dilni nga një luftë. Rrugë të shkatërruara, qendra shëndetësore, shkolla të mbyllura.

Koha ka ndaluar për ju njerëz punëtorë, të mençur me intelektualë të fuqishëm, me potenciale të mëdha, sepse edhe rentën e hoqi.

Sepse oligarkët i paguan atij ryshfetin, ua hoqi edhe rentën që duhet ta përfitonit me ligj për qytetin tuaj, për infrastrukturën tuaj. Nuk vazhdohet me këta.

Këta nuk kanë shpirt, ndjenja. Po si mund të mendojnë për fëmijët në Ostren, apo në ndonjë fshat tjetër, ai që ulet dhe drekon me armikun, me armikun e SHBA-së. 10 mijë dollarë darkën.

Po si mund të mendojë për fëmijët e Bulqizës, ballukja që këput biftekun 1 mijë euro. Por një zyrtar kurrë nuk mund të lëshohet në luks dhe shfrenim. Sepse një zyrtar e din nga i merr ai të ardhurat.

Nëse nuk vjedh, 10 mijë euro është rroga e tetë muajve e tij. 1 mijë euro është pothuajse rroga mujore e saj.

Por këta vjedhin, i kanë paratë pa numër, këta nuk pyesin. Ka ardhur koha të ua presim biletën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy