Rama: Bashkia e Shkodrës na ka nxirë jetën!

Rama: Bashkia e Shkodrës na ka nxirë jetën!

Kryeministri Edi Rama në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv ka sqaruar deklaratën e tij se nëse Shkodra nuk voton PS atëherë nuk do të ketë mbështetjen e qeverisë. Ai tha se ato që jepen në TV kanë të mira për spektakël, por janë larg të vërtetës sepse ato batuta të shkëputura janë 3 minuta, nga 30 orë fjalime të tij në total. Sipas tij, puna që qeveria e tij ka bërë për Shkodrën është shumë më shumë se sa ata vetë kanë bërë për këtë qytet.

Kemi mbjell pemët në varreza, por është e qartë se Shkodra s’ka nevojë për pemë vetëm në varreza, ndërkohë që shembulli më tipik është se çfarë ka ndodhur me ne dhe bashkinë e Shkodrës kur jemi përpjekur për të punuar me të. Ne kemi bërë më shumë për Shkodrën se kemi bërë rrugën Shkodër Velipojë, një investim që e prisnin nga dita e parë. Kemi bërë rrugën Shkodër Theth, kemi nisur rrugën Shëngjin Velipojë. Tre akse strategjike për ekonominë dhe turizmin e Shkodrës dhe karakteristika e përbashkët për këto tre rrugë është se na kanë nxirë jetën. Në këto raste bashkia Shkodrës duhet të merret me procesin e shpronësimeve, dhe çfarë bën ajo, ajo na ka nxirë jetën, këto rrugë kanë marrë kohë më gjatë se çdo rrugë tjetër dhe sot aktualisht rruga Shëngjin Velipojë nuk vazhdon sepse bashkia nuk merret me shpronësimet.

Në vijim ai shtoi se kanë dy projekte për Shkodrën ujësjellësi në Zogaj dhe Shirok, financimi qeverisë, projekte të qeverisë, janë bërë garat dhe sipas Ramës tani bashkia nuk jep lejen e ndërtimit për fillimin e punës dhe thonë nën zë se deri në zgjedhje s’ka leje ndërtimi.

Bëmë stadiumin e Shkodrës, e bëmë ne, dhe bashkia duhet të bënte vetëm prishjen e disa lavazheve dhe ofiçinave pa leje përballë tribunës vip, e vetmja tribunë vip që ka përballë një ofiçinën, një lavazh sepse nuk i prishte bashkia Shkodër se thoshte se njerëzit vuajnë për bukë dhe tribuna vip në Shkodër s’ka siguri. Është kompetencë e bashkisë kjo jo jona. Kjo Bashki ka që në ‘92 që është çmendur po s’kemi çfarë të bëjmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy