Gazetarët fitojnë betejën me Kuvendin

Gazetarët fitojnë betejën me Kuvendin

Kuvendi është tërhequr nga ndryshimi i rregullores, për të mos lejuar gazetarët të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve.

Kështu, reporterët do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvend mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi firmën mbi vendimin e Byrosë së Kuvendit e cila rrëzoi vendimmarrjen e saj të mëparshme, duke pranuar kërkesa të gazetarëve. Gjithashtu Kuvendi u tërhoq nga vendimi që punonjësit e gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambientet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar kur ata hyjnë në institucuion.

Vendimi pason një sërë takimesh të gazetarëve me përfaqësues të Kuvendit, si edhe protestës së kryer në ambientet e jashtme të parlamentit. Pra pas protestave të gazetarëve dhe reagimeve të shoqatave të gazetarëve dhe Bashkimit Europian, Kuvendi i Shqipërisë u ul me gazetarët dhe vendosi të tërhiqet nga vendimmarrja e tij, duke pranuar kërkesat e tyre.

foto galeri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy