Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së Rithemelimit në Lezhë

Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së Rithemelimit në Lezhë

Gjin Gjoni, që i shpëtoi vettingut me dorëheqje, është zgjedhur kryetar i Rithemelimit për degën e Lezhës.

Kandidati i Berishës fitoi garën me diferencë të thellë votash, përballë dy kandidatëve të tjerë Albert Rrusti dhe Paulin Marku.

Në votime kanë marrë pjesë mbi 1100 anëtarë, ndërsa Gjin Gjoni ka marrë 604 vota, Albert Rrusti 313, Paulin Marku 131.

Doja të falënderoja dy kolegët e mi që bënë një garë dinjitoze. Populli i Lezhës arriti të më votëbesoj mua, dua të falënderoj gjithë votuesit lezhjanë. Situata politike që ne ndodhemi është shumë kritike. PD e Lezhës ka objektiva të qarta në 2025. Ne do fillojmë rioganzimin e partisë”, tha Gjoni, pas zgjedhjes si kryetar i degës.

Kjo është tentativa e dytë për ta futur në politikë Gjonin, pas propozimit për deputet për zgjedhjet e vitit 2021 dhe siç duket misionin për ta futur në politikën e madhe ish anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë duket se te Rithemelimi e ka përmbushur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy