
Enkelejd Alibeaj, i cili e konsideron veten ende si kryetar të grupit parlamentar, ka zhvilluar mbledhjen në seli ku i janë përgjigjur 21 deputetë. Por më herët Komisioni i Rithemelimit i kujtoi se ai nuk e mban më këtë post
Ndonëse u shkarkua nga kuvendi i 30 prillit, Alibeaj u shfaq i pashqetësuar në selinë blu, teksa demokratët kanë çështje më të rëndësishme për të diskutuar, siç është axhenda parlamentare dhe aksioni politik i partisë demokratike.
Sipas deputetit Ervin Salianji ka një përpjekje për ta ndarë partinë demokratike në dy pjesë, teksa kërkoi që grupi parlamentar të funksionojë si i tërë dhe t’i jepet fund krizës brenda në parti.



