PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës: Është dënuar për vjedhje në Britani

PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës: Është dënuar për vjedhje në Britani

Partia Demokratike kërkon verifikim për Elton Banon, kandidatin e koalicionit LSI-PDK, pasi dyshon se ka fshehur dënimin për vjedhje në Angli, çka do ta përjashtonte nga kandidimi në zgjedhjet e 6 marsit.

Selia blu bën me dije përmes një deklarate se i ka kërkuar KQZ-së verifikimin e kandidatit të Lushnjës, pasi ka të dhëna se fshehu dënimin për vjedhje në Britaninë e Madhe.

Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së. PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.

Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos, kandidat i LSI-PDK për Bashkinë e Lushnjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy