Sali Berisha i ka bërë thirrje KQZ-së që të auditojë aparaturat, duke u shprehur se në tri bashkitë ku ka pasur votim dhe numërim elektronik rezultatet duhet të konsiderohen paraprake.
Për këto rezultate ka pasur kundërshtime të plotë. KQZ të bëjë auditimin e aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta kur dyshohet në devijimin e rezultatit dhe si mund të trajtohet dyshimi për një rast të tillë PD do kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve. Ku dyshohet do bëhet verifikimi. Janë raportuar 3 raste në votimin elektronik ku është votuar për një kandidat dhe në monitor i ka dalë kandidati tjetër. Kjo kërkon auditimin e aparaturës. Cilido që ka dyshim për transformimin e vullnetit të tij të bëjë verifikimin me fletën e printuar. Votimi elektronik, rezultati konsiderohet me ligj rezultat paraprak. jam besim plotë në rezultatin e zgjedhjeve, po ndjekim e kemi bërë një monitorim të shkëlqyer të procesit. Nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze të ndodhura”, tha ai.
Berisha tha se jemi në procesin e mbrojtjes së votës, duke theksuar se Rama ka bërë gjithçka për të devijuar rezultatin.
Ne do mbrojmë votën, ne jemi në procesin e mbrojtjes së votës. Unë ftoj shqiptarët të lexojnë si duhet deklaratën time. Ne po të mos merrnim pjesë në proces, çfarë do mbronim ne? Ai bëri gjithçka që ne të mos hynim në proces. Por ajo nuk është taktika ime. Nuk mundem kurrë që me apriori të zhvilloj betejat që duhen bazuar në fakte dhe dokumente. Unë e kam të pamundur, sado që ishte lehtësisht e parashikueshme, por përsëri për mua parashikimi dhe paragjykimi nuk janë hipotezat e mia.
Unë udhëhiqem nga faktet dhe mbi to ndërtoj qëllimet. Edi Rama ka bërë gjithçka që nuk duhej të bënte për të deformuar një proces zgjedhor që duhej të ishte normal. Unë ua kam thënë edhe njëherë: është jashtë praktikës time të citoj numra dhe përqindja. Por Edi Rama ka bërë gjithçka për të devijuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi dominuar në mbarë vendin dhe kjo është e sigurt, kemi pasur pollet tona që tregonin të njëjtën gjë. Presim gjer në numërimin, dhe jam këtu për të ftuar numëruesit të kryejnë detyrën e tyre pa asnjë lloj impresioni. Ata janë sot heronjtë e vërtetë të këtij procesi universalisht të dhunuar nga bandat, qeveria, bandat qeveritare, mafia e qeverisë, oligarkët e qeverisë. Ju e patë se si oligarku paguante në Kuçovë. U kap në flagrancë. Ju keni parë se çfarë është bërë me asfalt dhe beton elektoral gjatë kësaj fushate sa kurrë në histori. Ju keni parë gjithë makinën shtetërore të angazhohet në këtë proces. Ju keni parë zyrtarë, drejtorë, funksionarë, zëvendësministra të qëndrojnë te qendrat e votimit në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Të gjitha këto do marrin përgjigjen e merituar.



