KE i zgjat Lajçakut mandatin si i Dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

KE i zgjat Lajçakut mandatin si i Dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

 Këshilli Evropian i zgjati edhe për 17 muaj të tjerë mandatin të Dërguarit Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas vendimit diplomati sllovak në aspektin monetar me ekip nga 1 prill 2021 deri më 31 gusht 2022, ka në dispozicion mbi dy milionë e gjysmë euro. Lajçak, u emërua emisar për dialog më 1 prill të 2020.

Për 12 muaj në post, Lajçak, në Bruksel nën ndërmjetësimin e tij, pati disa rrethe të negociatave në nivel të lartë dhe atë teknik. Në këtë proces Lajçak ka thënë se ka marrëveshje për çështjen e të pagjeturve, bashkëpunimin ekonomik, e personat e shpërngulur. Por dokumentet nuk zbardhen pa u arritur ujdia finale për krejt temat.

“Lajçak, ka bërë disa gabime gjatë kësaj periudhe. Insistimi i tij se arritja e marrëveshjes ligjërisht obligative Prishtinë-Beograd mund të ndodhë brenda muajsh e jo vitesh është gabim. Loja me afate kohore jep presion të panevojshëm. Edhe deklarimi i tij se duhet të ketë ndryshime Kushtetuese në Kosovë duke mos qenë në gjendje për të treguar saktë se për çfarë bëhet fjalë kjo në raport me Asociacionin, ngriti shqetësime” tha eksperti gjerman për dialogun Bodo Weber.

Zhvillimet në relacionet Washington-Berlin kanë ndryshuar, ndryshime ka edhe në Prishtinë, prandaj sipas Ëeber emisari do e ketë punën më të lehtë. “Për herë të parë Lajçak i ka në tavolinë kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiç, të cilët kanë mazhorancën e qartë në vendet respektive. Po ashtu Administrata e Trump ka përfunduar dhe kjo e bënë emisarin të flet për shpresa të reja se procesi i bisedimeve tani merr shpejtësinë e duhur”, u shpreh eksperti gjerman për dialogun.

Miroslav Lajçak, është ish shef i diplomacisë së Sllovakisë. Ky vend është në mesin e pesë vendeve anëtare nga 27 që ka Bashkimi Evropian, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy