Ndryshime në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimet dhe emërimet e reja

Ndryshime në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimet dhe emërimet e reja

Bajram Begaj dekretoi sot një sërë ndryshimesh në përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke zyrtarizuar shkarkime dhe emërime të reja në disa prej dikastereve kryesore.

 

Sipas njoftimit zyrtar, Kreu i Shtetit firmosi shkarkimin nga detyra të:

 

Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

 

Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

 

Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;

 

Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;

 

Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;

 

Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Në të njëjtën ditë, Presidenti Begaj dekretoi edhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar:

 

Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

 

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

 

Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

 

Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

 

Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

 

Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

 

Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Ndryshimet pritet të pasohen nga procedurat përkatëse parlamentare, në përputhje me parashikimet kushtetuese për miratimin e kabinetit të ri qeveritar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy