<p>Deputeti i PS, Petro Koçi, komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” listat e opozitës. Ai tha se lista tregon objektivin që ka kreu i PD-së.</p> <blockquote> <p><em>Berisha ka bërë një listë ku llogaria e vetme është që pas zgjedhjeve të ketë rreth vërtetës një grup që do të vazhdojë ta mbrojë. Ai ka akoma hallin e vulës. E di shumë mirë që nuk fiton. I kam thënë që ti po punon natë e ditë për Partinë Socialiste. </em></p> <p><em>Për mua është një kriter i papranueshëm që te listat e hapura ke 37 kandidatë. Kjo është një listë që ka teprira brenda. Unë mund të isha në listat e hapura, nuk më ka ndaluar njeri. Që t’i hysh një gare në listë të hapur duhet të fillojë të paktën në një start me kushte të barabarta. Ti duhet të kesh një zonë të caktuar nga e cila të fillosh fushatën. Pra duhet të ngresh një shtab funksional. </em></p> </blockquote>



