Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës, do u kalojnë pensionistëve

Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës, do u kalojnë pensionistëve

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës përmes taksave, do u kalojnë pensionistëve.

 

Ndërsa një ditë më parë, nisi shpërndarja e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët, Rama tha sot në një takim me të moshuar, se bonusi tregon vëmendjen e premtuar ndaj kësaj moshe.

 

Fitimi nga të ardhurat prej çmimit të naftës, nuk është mbajtur në buxhet, por është pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot. Të gjitha të ardhurat që erdhën nga rritja e çmimit të naftës nga lufta, do t’i merrni ju. 

 

Nuk janë vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët prej kohësh prisnin këtë që ne bëmë, dyfishimin e ndihmës per personat me aftësi të kufizuara. Janë fëmijët me aftësi të veçanta, u mor vendimi dhe fillon tani dyfishimi i ndihmës. 

 

Është vendosur që sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do i paguajë shteti. 

 

Vendosëm dhe që ju tanimë po e prekni për rritjen e përvitshme të pensioneve, por edhe duke iu qëndruar pranë kur ekonomia na jep mundësi. Dhe ka një që ne për shembull nuk e parashikuam, rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. 

 

Kështu që të gjitha atë taksë që përfituam nga rritja e çmimit të naftës nga lufta do ta merrni ju. Edhe ata që u ankuan që u rrit çmimi, të ndjehen mirë se kanë kontribuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy