
Bashkimi Evropian ka reaguar pozitivisht pas përfundimit të procesit zgjedhor të 9 shkurtit në Kosovë, duke përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve në një atmosferë të qetë.
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se “Bashkimi Evropian përshëndet faktin se zgjedhjet janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, ku qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësinë të shprehin vullnetin e tyre.”
Ajo shtoi se BE-ja ka dërguar një mision vëzhgues për këto zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Ajo ka rikujtuar se edhe BE-ja ka dërguar misionin vëzhgues për zgjedhjet 9 shkurtit dhe kjo, sipas saj, është dëshmi e rëndësisë së qeverisë së Bashkimi Evropian që u jep raporteve me Kosovën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve demokratike në vend.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dalja në votime ishte 40.59%. Numri i votuesve të regjistruar ishte 1 milion e 970 mijë e 944, dhe për herë të parë votën mund të hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.



