Bardhi: KLSH duhet të raportojë nesër në Kuvend! Shalsi: Po presim ende përgjigje

Bardhi: KLSH duhet të raportojë nesër në Kuvend! Shalsi: Po presim ende përgjigje

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që brenda këtij sesioni të raportojë në Kuvend, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ashtu siç kanë raportuar edhe institucionet e tjera.

Bardhi tha se sot të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe ditën e nesërme të ftohet kryetari i KLSH për të bërë raportimin vjetor.

Drupal Ad

 

 

 

Unë e kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në këtë sallë për shkak të shkeljeve të dyshuara korruptive. Ka qenë KLSh që ka denoncuar aferën e inceneratorëve, skandalin tek onkologjiku.

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të duhet të ftohet të raportohet ditën e nesërme në seancën plenare. Keni shkelur çdo afat të miratuar nga seanca plenare. Mundësoni që Komisioni Ekonomisë të mblidhet sot dhe të futni dhe të përfshini në rendin e ditës raportimin e KLSH-së.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi tha se po presin ende përgjigje nga kreu i KLSH-së në lidhje me skandalin te Onkologjiku.

Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin.

Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj.

Nënkryetarja e Ekonomisë, Sorina Koti tha se duhet të mblidhet urgjent Komisionin Ekonomisë dhe të raportojë KLSH.

‘KLSH i ka dhënë përgjigjet. S’ka ngelur asnjë përgjigje e pa dhënë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy