
“Albin Kurtit do t’i vija 10 për opozitën që ka bërë”, kështu e vlerësoi kryeministrin e Kosovës mbrëmjen e sotme në “Arnautistan” në MCN TV kandidati për deputet i Nismës Thurje Pano Soko.
Sipas tij ishte vendosmëria dhe fakti që nuk u tundua ajo që e definoi mbështetjen e madhe për Albin Kurtin dhe këto cilësi tha Soko nuk i ka gjetur asnjëherë tek një politikan shqiptar.
“Albin Kurtit do t’i vija 10 për opozitën që ka bërë. Notën 10 për gjithë taktikën politike që ndoqi kur ishte në opozitë, ishte vendosmëria që e definoi dhe që i dha mbështetje të madhe. Ai ka pasur momente dhe mundësi për t’u ingranuar në pushtet dhe një mendje tjetër do të ishte tunduar. Ai i qëndroi tundimeve dhe e gjithë kjo iu shpërblye. Politika jo profesioniste shqiptare qëndrueshmëria dhe karakteri ka shumë vlerë. Ai ka treguar më shumë karakter në politikën e Kosovës dhe të Shqipërisë. Unë nuk i kam gjetur asnjëherë cilësitë e tij në një politikan shqiptar”, tha Soko.



