Kryeministri Edi Rama ka gjetur pak kohë t’u përgjigjet komentuesve në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Në një video që ai publikoi pak orë më parë në profilin e tij, ku vizitoi një kompani të drejtuar nga dy vëllezër që biznesin e tyre e kishin sjellë nga New Youk dhe Abu Dhabi, në Lezhë, qytetarët nisën të komentonin, ndërsa të shumtë ishin ata që e kritikonin kryeministrin.

Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili theksoi se shumë shpejt këta sipërmarrës do ta kuptojnë që kanë bërë gabim dhe do largohen nga Shqipëria.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, ndërsa ka shkruar se: “Ah Ervis ti qe te flet goja përpara mendjes, po dëgjoji dëgjoji se flasin vete ata dhe e kupton kollaj pse s’do ikin po do investojnë akoma me shume”. Sakaq, një tjetër komentues i shprehet të parit të qeverisë së ky i fundit i ka zhgënjyer qytetarët. Ndërkohë kryeministri i përgjigjet se nuk qeveria nuk është njësoj si PD.



