Takimi Bici-Jashari/ Shqipëria shton trupat në misionin e NATO-s në Kosovë

Takimi Bici-Jashari/ Shqipëria shton trupat në misionin e NATO-s në Kosovë

Qeveria shqiptare ka vendosur që të shtojë trupat shqiptare në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kjo u bë e ditur në takimin e sotëm që zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici pati me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnant Bashkim Jashari.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së re, Bici e përgëzoi gjeneral Jasharin për përparimet shumë pozitive që ka bërë FSK, kryesisht me ndihmën e aleatit të përbashkët strategjik, Shteteve të Bashkuara.

Zëvendësministrja e njohu ushtarakun e lartë nga Kosova me vendimin e qeverisë shqiptare për të shtuar trupat shqiptarë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Dy bashkëbiseduesit folën edhe për planin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, i cili përmban 50 aktivitete, kryesisht kurse, trajnime dhe stërvitje të përbashkëta.

Ata gjithashtu vlerësuan faktin që kadetë nga Shqipëria studiojnë Qendrën Stërvitore të FSK dhe kadetë nga Kosova ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Më pas, komandanti i FSK, gjeneral lejtnant Bashkim Jashari u prit në takim edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy