Protesta për aferat/ Teliti: Nëse ka fuqi Rama, të sjellë pasnesër Veliajn në Këshillin Bashkiak  

Protesta për aferat/ Teliti: Nëse ka fuqi Rama, të sjellë pasnesër Veliajn në Këshillin Bashkiak  

Në fjalën e mbajtur në protestën para Bashkisë së Tiranës, Dorian Teliti theksoi se nëse Rama do vërtet të luftojë korrupsionin, provën e ka pasnesër, ku duhet të sjellë Veliajn dhe të japë llogari për aferat e institucionit që ai drejton.

Drupal Ad

 

 

 

 

Në fjalën e mbajtur nënkryetari i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD-së së Rithemelimit tha:

"Ju e patë dje kryeministrin që fliste si donte ta luftonte korrupsionin. E ka një provë të parë për ta dhënë, pasnesër, kur është thirrur mbledhja mujore normale e Këshillit Bashkiak. A do të ketë fuqi Edi Rama të sjellë Veliajn në Këshillin Bashkiak, përballë me këshilltarët për të dhënë llogari. A do e detyrojë dot Rama-Veliajn të vijë në Këshillin Bashkiak për të dhënë llogari ku kanë shkuar 30 milionë eurot e 5 drejtorëve të tij?! A ka fuqi Rama për të detyruar Veliajn që të vijë në Këshillin Bashkiak dhe të japë llogari se ku kanë shkuar 132 milionët inceneratorit të Tiranës që s’ekziston. A ka fuqi Rama, ky që flet për korrupsionin, për luftën ndaj korrupsionit, të sjellë Veliajn në Parlamentin e Tiranës pasnesër, të japë llogari si është e mundur administratorët e tij ka marrë 35 milionë euro tendera po nga Bashkia e Tiranës?!"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy