
Neritan Sejamini thotë se ka ambasadorë në Shqipëri, të cilët me ndërhyrjet e tyre të vazhdueshme për gjithçka, janë kthyer në qesharakë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Neritan Sejamini, teksa foli për punën e ambasadorëve në Shqipëri, tha se ata ndërhyjnë pothuajse në mënyrë të vazhdueshme në punët politike në vend.
Sipas tij këtë fakt e lejon lidershipi politik në vend.
Shqipëria është vend i vogël, që është i varur nga BE dhe SHBA dhe që ne duhet të ndjekim politikën perëndimore.
Ambasadorët nuk kanë as aftësinë teknike dhe intelektuale për të njohur Shqipërinë në detaje. Nuk ka mundësi një ambasadorë të marrë vendime apo këshilla, që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve shumë të ndërlikuara.
Ambasadorët kanë qenë të mirë kur kanë kërkuar standarde.
Në momentin që ata hyjnë, bëjnë takime sikur janë udhëheqës, kjo është qesharake. Ky është model lindor, jo perëndimor.
Qeveritë e huaja e ndikojnë Shqipërinë për vendime të mëdha strategjike, por jo për gjëra të tjera, sepse bëhen qesharakë. Këto hapësira ua japim ne për interesat tona.



