Berisha: Kjo qeveri nuk njeh gjuhë tjetër veç protestës

Berisha: Kjo qeveri nuk njeh gjuhë tjetër veç protestës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, thotë se protesta e 12 nëntorit do të jetë e para e një serie protestash kundër qeverisjes së Edi Ramës. Në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, Berisha tha se kryeministri udhëton me paratë e taksapaguesve, ndërsa këta të fundit mezi përballojnë jetesën.

Biznesi i vogël paguan çmimet më të larta për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar. Kryeministri shëtit me avion taksi dhe dhomë gjumi në të katër anët e globit, duke u bërë kryeministri më i kushtueshëm në Europë. Në këto kushte është e vonuar protesta e 12 nëntorit dhe unë kam bindjen më të thellë se vetëm me protesta ne duhet të flasim me këtë qeveri. Ko gjuhë tjetër nuk njeh, gjuhë tjetër nuk merr vesh. Ndaj dhe është thirrur protesta e 12 nëntorit për të çelur siparin e një përballjeje të vërtetë me këta qeveritarë të cilët nuk kanë të ndalur. Unë dje kisha një nga takimet më prekëse të jetës sime, fëmijët e një kopshti, fëmijë të cilëve Edi Rama iu mbyll kopshtin me urdhër nga Ankaraja. Se si mund të mbyllet një kopsht fëmijësh, një njeri normal, me dinjiteti nuk mund ta imagjinojë, por kopshti me 250 fëmijë është mbyllur dhe ministrja mori një lavdërim nga ministri i jashtëm i Turqisë për vendimin që mori. Vendimmarrja një pjesë e saj nuk ndodhet më në Tiranë, por ë Ankara, Beograd apo një gjë e tillë, kështu që vendi pret t’i dalim zot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy