Gjykata Administrative shfuqizoi vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare.
Duke folur mbi këtë çështje ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues i PS për Diasporën, Taulant Balla tha se ky vendim nuk ka rrezuar thelbin e vendimit.
Ai ka thënë se vendimi e konsideron të ligjshëm përjashtimin, por ul masën e dënimit.
“Vendimet e gjykatës edhe pse janë të përkohshme…Z.Bardhi iu referua një vendimi të Gjykatës Administrative. Kemi përpara një vendim të Gjykatës Administrative me ekzekutim të përkohshëm. Ky vendim s’ka rrezuar thelbin…Gjykata Administrative ka konstatuar që përjashtimi është i ligjshëm, ka ulur masën. Ju keni të drejtën tuaj që në rrugë të tjera ligjore të ngrini çështjen që ngrini. Pyetja që shtrohet është: Do hyjmë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit? Ne s’diskutojmë kurrë vendimet e gjykatës, edhe pse në rastin në fjalë kam komentet e mia. Mendova se kishte përfunduar ajo pjesa e mosbindjes civile”.



