Kësaj here kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qytetin verior të Shkodrës për të mbledhur kabinetin qeveritar.
Por mbledhja e qeverisë në Shkodër ka prodhura edhe dy vendime të rëndësishme të cila i bëri të ditura vetë kryeministri në një dalje për mediat.
Kreu i Qeverisë ka komunikuar vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave, të cilat konsistojnë në projekte dhe investime në qytetin e Shkodrës dhe zonat përreth, si dhe është vendosur shpallja e Thethit si zonë historike.
“Kemi miratuar vendimin për shpalljen e zonës së Thethit dhe zonës rreth saj në një zonë historike e rëndësisë së veçantë. Ky vendim ka qenë një zotim në fushatë dhe tani fillon rruga për Thethin. Është miratuar dhe rregullorja për këtë zonë historike për ta mbrojtur.
Po ashtu miratohet dhe mentaliteti me Bashkinë Shkodër, për të vazhduar bashkëpunimi dypalësh.
Një tjetër vendim është miratimi për bursat e nxënëse te shkollës Peter Maringer, janë 84 bursa që qeveria do ua akordoj atyre që janë ekselente dhe atyre që vijnë nga familje në nevojë. Bëhet në kuadër të vazhdimit të arsimit profesional.
Kemi marrë një sërë vendimesh të tjera që do të publikohen në faqen e qeverisë që nuk kanë të bëjnë me këtë zonë.
Nesër do të bëjmë dhe planin turisikit dhe të zhvillimit të qëndrueshme të Alpeve”, tha Rama.



