Analisti Sami Neza, kërkon që të ketë qartësi dhe objektiv lidhur me rikthimin e “Foltores” nga kryedemokrati Sali Berisha.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se problemi i parë me të cilin po përballet opozita është censura në parlament dhe i dyti censura në media dhe për këtë arsye kërkohet një shesh ku të dëgjohet ligjërimi i opozitës.
Duhet të jesh i qartë para futjes në një aksion politik dhe duhet të kesh një objektiv se ku do të arrish dhe me çfarë mjetesh.
Zgjedhja e Partisë Demokratike është e imponuar nga rrethanat, pasi Kryeministri Rama ka mbyllur të gjitha shtigjet, me anë të së cilave opozita të ngjisë idetë e veta.
Ata janë detyruar të adresojnë problematikat, përmes “Foltores” apo një mjet i ri komunikimi që ka zgjedhur opozita për të pasur me qytetarët dhe mediat. Problemi i parë është censura në parlament dhe problemi i dytë censura në media.
Do të artikulohet rreth demokracisë dhe familjes, përmes një sheshi ku qeveria e ka të pamundur të bllokojë fjalën dhe të fusë në punë mekanizmat që qeveria mund të fusë në parlament apo media.
Është një mënyrë për të kërkuar një aleancë nga media, e cila është e censuruar dhe e përmbytur nga propaganda, ku deri 80% e përmbajtjes që krijohet nga zyra e qeverisë dhe prodhohet në media dhe censura që censuron zërin e opozitës nga vetja te qytetarët.
Ideja e masivitetit nuk ekziston në Shqipëri, nuk realizohet një sinergji në agjendat që mund të përmbysin dhe qeveri dhe objektivat që mund të ketë qeveria.



