
Pyetjes se përse Partia Socialiste është parti progresiste, politikani Nasip Naço iu përgjigj duke thënë se është një parti që t'i njeh kontributët.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Naço tha “në LSI mjafton të të marrë inat kryetari dhe të fshihen të gjitha kontributet”, ndërkohë që shtoi se në PS nuk ndodh diçka e tillë.
“Edhe PD edhe PS janë progresiste sepse qeverisin vendin prej vitesh dhe qytetarët janë pozicionuar në të majtë dhe të djathtë. Në LSI mjafton të të marrë inat kryetari dhe të fshihen të gjitha kontributet, kjo nuk ndodh në PS”, tha Naço.



