Meta: Shqipëria mbështetet tek përkrahja e Francës për anëtarësimin

Meta: Shqipëria mbështetet tek përkrahja e Francës për anëtarësimin

Shqipëria mbështetet tek përkrahja e Francës në fazat e ardhshme të procesit të integrimit, veçanërisht në hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi Kryeparlamentari Ilir Meta në takimin me Kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës, Elisabeth Guigou. Meta rikonfirmoi angazhimin për forcimin e dimensionit evropian, frankofon dhe mesdhetar në rajonin tonë.

Ai theksoi se Shqipëria do të avancojë me zbatimin e reformës kyçe në sistemin e drejtësisë dhe do të punojë fort për përmbushjen e të gjithë prioriteteve, duke vënë në dukje se Kuvendi po punon për reflektimin e rekomandimeve të progres raportit të fundit të Komisionit Evropian në Planin e Veprimit, veçanërisht për të rritur rolin mbikëqyrës dhe transparencën e aktivitetit parlamentar.

Nga ana e saj, Guigou shprehu vlerësimin për arritjet e Shqipërisë sidomos në reformën e drejtësisë dhe çmoi miratimin me konsensus si një arritje e një shembull që duhet ndjekur edhe në miratimin e reformave me rëndësi kombëtare.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës siguroi mbështetjen e Francës edhe në të ardhmen për rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë në familjen e Evropiane, vend të cilës Shqipëria i përket.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy