“Toyota Yaris”/ Koka: Prokuroria belge do të vijë në Tiranë për dy arsye. Dosja e lobimit rus “fle” në ambasadën Amerikane

“Toyota Yaris”/ Koka: Prokuroria belge do të vijë në Tiranë për dy arsye. Dosja e lobimit rus “fle” në ambasadën Amerikane

Gazetari Bledian Koka tha për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se prokuroria belge do të vijë në Tiranë për dosjen “Toyota Yaris” për të cilën akuzohet se është i përfshirë Lulzim Basha.

Sipas Kokës vendimi fillimisht ka ardhur në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa përsa i përket dosjes së lobimit rus Koka tha se sipas një dëshmie ajo “fle” në Ambasadën Amerikane.

"Dosja “Toyota Yaris” është hetuar nga prokuroria shqiptare dhe në mënyrë të dyshimtë prokuror është dorëhequr kur duhet të bënte apelin. Basha ngarkohet në dekonspirimin e info. Ky është një deponim që ai nuk e ka bërë dhe pse ka pasur kërkesë nga prokuroria belge e cila do të vijë në Tiranë për dy arsye: E para për të kërkuar që paratë t’i rikthehen Belgjikës dhe e dyta ku ka marrë informacionin që ka thënë në parlament dy ditë para. Vendimi ka ardhur te ministria e Drejtësisë. Dosja e lobimit rus ka një dëshmi që thotë se sot fle në ambasadën amerikane.", u shpreh Koka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy