Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në një takim shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Thuludhar, dhe përfaqësuesn e përhershëm i FMN në Tiranë, Jens Reinke. Gjatë takimit, përfaqësuesit e FMN shprehën vlerësimet e tyre për rolin e opozitës në mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë gjatë katër viteve të shkuara.
Teksa falenderoi FMN-në për bashkëpunimin, Basha i infomoi në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR. Sipas kryedemokratit, blerja e votës, përdorimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit fatkeqësisht vazhdojnë dhe mbeten problemet kryesore që shoqëruan procesin zgjedhor.



