Parlamenti i Malit të Zi miratoi dy orë e gjysmë pas mesnate, ndryshimet në Ligjin për Lirinë e Fesë. 41 deputetë të shumicës qeverisëse votuan për këtë ndryshim, raporton rtcg.me.
Projektligji i qeverisë parashikon ndryshime në ligjin e diskutueshëm mbi lirinë e fesë, një dispozitë bazuar nga sezoni i gjatë i protestave nga Kisha Ortodokse Serbe dhe popullsia serbe e Malit të Zi.
Me ndryshimet anullohen nenet e ligjit të miratuar një vit më parë, në të cilin pretendohet se të gjitha pasuritë e Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi janë pasuri shtetërore. Kjo gjë pati ndezur provokime të ashpra nga Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe, me protesta në Serbi dhe Mal të Zi, ku pothuajse një e treta e popullsisë janë serbë etnikë.
Në votim 41 deputetët e shumicës së re parlamentare votuan në favor të ndryshimeve, ndërsa përfaqësuesit e opozitës nuk ishin të pranishëm.
Dje mbështetësit e opozitës dhe të Partisë Demokratike të socialistëve të Presidentit Milo Gjukanoviç kishin organizuar protesta para parlamentit duke pretenduar se ligji i ri i ndryshuar privilegjon dhe lejon monopolin e një komuniteti të vetëm fetar, atë Ortodoks Serb.
Ligji mbi lirinë e fesë ishte një nga shkaqet kryesore të përkeqësimit të ndjeshëm këtë vit në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi, i cili arriti kulmin në dëbimin e të dy ambasadorëve në javët e fundit. Beogradi e kishte revokuar këtë masë menjëherë pas kësaj, ndërsa Podgorica nuk e ka bërë ende atë.
Kisha Ortodokse Serbe është deri më tani më e madhja dhe më e popullarizuara në një vend të vogël Ballkanik si Mali i Zi, i cili në 2006 mbajti një referendum duke shpallur Pavarësinë dhe duke u shkëputur nga Bashkimi me Serbinë.



