Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka organizuar sot një takim online me kryeministrin Rama ku kanë folur për rrugën e Shqipërisë drejt unionit, mbështetjen kundër COVID-19, si dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën e ardhshme.
Varhelyi e ka cilësuar si një vizite virtual takimin e zhvilluar sot online, ndërsa konkretisht për ata që është biseduar në ‘Twitter’ ka shkruar:
‘Një vizitë virtuale me kryeministrin Edi Rama, diskutuam për punën e vazhdueshme të Shqipërisë në plotësimin e kornizave për bisedimet, mbështetjen kundër COVID-19, si dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së’, shkruan komisioneri Oliver Varhelyi.



