
Gazetari Neritan Sejamini u shpreh për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se problemi në Partinë Demokratike është se të gjithë duan të zgjidhin “problemin”, por pa hequr dorë nga pushteti.
Sipas Sejaminit Basha dhe drejtuesit e tjerë në PD duhet të kishin dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
“Problemi në PD është se në PD të gjithë duan të zgjidhin problemin po duan të qëndrojnë aty ku janë. Duan të zgjidhin problemin pa humbur pushtetin. Mendoj se Basha dhe drejtuesit e tjerë duhet të kishin dhënë dorëheqjen dhe do ishte zgjidhur. Ai që është problemi duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte larguar.”, u shpreh Sejamini.



