Meçollari: Nuk fituan talebanët, fitoi korrupsioni

Meçollari: Nuk fituan talebanët, fitoi korrupsioni

Për ish-zëvendëskomandantin e Forcës Detare, Artur Meçollari, rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan nuk është thjesht dështim i Amerikës. Në një analizë të situatës, në studion e lajmeve në MCN TV, Meçollari tha se humbja e Afganistanit erdhi në radhë të parë si pasojë e mungesës së vullnetit politik në vend dhe korrupsionit në shkallë të gjerë.  

Është humbje, por jo e Amerikës, por e të gjithëve. SHBA kishte rolin drejtues në këtë operacion. Nuk ishte operacion i mirëfilltë ushtarak, ishte operacion për ndërtimin e shtetit. Pra ka qenë bashkëpunim me afganët për ndërtimin e shtetit. Nuk u arrit. Arsyet janë disa: influencat e vendeve të tjera. Por më kryesorja mungesa e vullnetit politik në Afganistan, por në mënyrë të veçantë korrupsioni.

Meçollari tha se tërheqja e SHBA nga Afganistani nuk mund të krahasohet me rastin e Vietnamit.

Nuk është humbje si Vietnami. Në Vietnam kolapsoi Bashkimi Sovjetik, Amerika synonte moszgjerimin e influencës së tij. Këto janë beteja të vogla në politikën e madhe globale. Kanë efektet dhe influencat e tyre. Situata në Afganistan në kaq vite ishte me humbje dhe shpenzime. Opinioni amerikan u lodh, për shumë vite nuk u pa progres. Korrupsioni është plaga më e rëndë që ka sot Afganistani. Në gjykimin tim nuk fituan talebanët, fitoi korrupsioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy