Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës/ Ruçi: Të pranishëm edhe anëtarë të PBDNJ, s’pati kundërshtime (VIDEO)

Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës/ Ruçi: Të pranishëm edhe anëtarë të PBDNJ, s’pati kundërshtime (VIDEO)

Vangjel Tavo është betuar paraditen e sotme si kryebashkiaku i ri i Bashkisë Himarë.

Fillimisht përpara anëtarëve të këshillit bashkiak u bë verifikimi i mandatit të kryetarit të bashkisë Tavo dhe më pas u krye procesi i betimit.

Në një raportim për MCN Live korrespondenti Edi Ruçi bën me dije se në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe anëtarët e këshillit bashkiak nga radhët e PBDNJ-së.

“Momentalisht z.Tavo është në zyrën e re. Ai është shoqëruar nga ish-kryetari Arqile Bollano, që i ka dorëzuar shiritin e kryebashkiakut të Himarës. Ceremonia ka nisur në 10:00 të mëngjesit. Nuk ka pasur kundërshtime politike as nga anëtarët e opozitës, PBDNJ dhe Omonia. Edhe ata, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë qenë prezentë në këtë ceremoni”, tha ai.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin drejtuesi politik i qarkut për partinë socialiste Bledi Çuçi, deputetët socialist Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Ilir Metaj si dhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe prefekti i qarkut Kristo Kiço.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy