Kulla: Shefi i ri i CIA-s është pranë lobit shqiptar në SHBA. Ballkani do jetë një nga prioritetet e administratës Trump 

Kulla: Shefi i ri i CIA-s është pranë lobit shqiptar në SHBA. Ballkani do jetë një nga prioritetet e administratës Trump 

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e Lirë” se Ballkani do të jetë një nga prioritetet e administratës Trump.

I pyetur mbi bisedën mes Presidentit të ri të SHBA-ve dhe atij serb, Kulla tha se “ janë serbët më shumë trump-ist se sa është Trump-i me serbët”. 

Për ta rikthyer edhe njëherë politikën amerikane në Ballkan erdhi shefi më i lartë i Inteligjencës”, tha Kulla.

Ai bën me dije se John Ratcliffe, i cili pritet të jetë shef i ri i CIA-s, është afër me lobin shqiptar në SHBA dhe ka marrë pjesë në aktivitete të diasporës shqiptare. 

Është i lindur në Çikago, pranë lobit shqiptar në Amerikë. Kam miq të ngushtë që e kanë mik. Është senator i rëndësishëm që ka pasur pjesëmarrje në aktivitetet e diasporës shqiptare në Amerikë. Është bashkëpunëtor i vjetër i Trump-it dhe besnik i Trump-it. Trump ka krijuar besim dhe po i jep drejtimin e CIA-s. Ka pasur mbështetjen e shqiptarëve në fushata elektorale, sepse ka qenë afër me lobin shqiptar. Ka lidhje të vjetra dhe historike me shqiptarët”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy