Thaçi ka besim te drejtësia ndërkombëtare: Jemi në të drejtën tonë

Thaçi ka besim te drejtësia ndërkombëtare: Jemi në të drejtën tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 10-vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

 Thaçi shkroi në facebook se asnjëherë nuk kishte dyshime për të drejtën tonë historike të shqiptarëve.

Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë!", shkroi Thaçi në profilin e tij.

Dhjetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Pas kësaj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2010 miratoi rezolutën e sponsorizuar nga 27 vendet e atëhershme të Bashkimit Evropian dhe Serbia, e cila hapi rrugën për fillimin e dialogut Kosovë –Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Dialogu në fillim nisi për çështje teknike, të cilat kishin për qëllim që ta lehtësonin jetën e qytetarëve, por në fund të vitit 2012, krahas bisedimeve teknike, filluan edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përmbyllja e cilave pritet së shpejti, me një marrëveshje përfundimtare.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy