“Karteli Xhafaj”/ FRPD dhe LRI shfaqin filmin "Narcos" (VIDEO)

“Karteli Xhafaj”/ FRPD dhe LRI shfaqin filmin "Narcos" (VIDEO)

Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim kanë vijuar edhe sot protestën para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Në projektor përpara Minsitrisë së Brendshme, forumet rinore të forcave politike opozitare shfaqën në një video montazh titulluar "Narcos".

Videoja me metrazh të shkurtër përmbante një përmbledhje të akuzave, prodhimit dhe shpërndarjes së drogës që sipas opozitës është realiteti i lidhjes së politikës me grupet kriminale. Videoja ishte frymëzuar nga filmat amerikanë me personazh Pablo Eskobar.

Ata kërkuan largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkesë e përsëritur përmes aksioneve të njëpasnjëshme të opozitës, protesta e së shtunës dhe protesta e një ditë me parë e të rinjve PD dhe LSI.

10 prej tyre janë proceduar penalisht, por siç thanë ata, kjo nuk i dekurajon për të vijuar protestat.

“Protestë pranë Ministrisë së Brendshme. Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafaj, si subjekt i Ligjit Antimafia”, shkruan në Facebook, Partia Demokratike.

Kjo është protesta e dytë e FRPD, pas asaj të ditës së djeshme. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë me protesta deri sa të arrijnë qëllimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy