Paralajmërimi i dhënë një ditë më parë nga ambasada e SHBA në shqipëri për të patur sa më shumë kujdes lidhur me kërcënimet iraniane, ndezi debatin në Kuvendin e shqipërisë. Opozita kërkoi sqartime nga mazhoranca për masat që duhet tëmerren, ndërsa për presidetin tha se duhet të mbledhe këshillin e sigurisë kombëtare. Nga ana tjetër të majtët e konsideruan njoftimin e ambasadës një praktikë që ndiqet në të gjitha vendet.



