Pas marrëveshjes me AAK, LDK koalicion edhe me Nismën

Pas marrëveshjes me AAK, LDK koalicion edhe me Nismën

LDK-ja ka arritur marrëveshje koalicioni edhe me partinë Nisma e cila drejtohet nga Fatmir Limaj.

Nisma do të ketë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri, atë të Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale, spias mediave në Kosovë.

Ditën e djeshme LDK zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR-në dhe minoritetet.

AAK do të ketë katër ministri dhe një zëvendëskryeministër, Lista Serbe ka dy ministri dhe po ashtu një zëvendëskryeministër.

Kandidati për postin e kryeministrit Avdullah Hoti tha se të enjten pritet përmbyllja e marrëveshjeve edhe me partnerët e tjerë të koalicionit.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë dhe i vlerëson jokushtetuese planet për koalicionin e ri.

Javën e kaluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi Lidhjes Demokratike të provojë formimin e qeverisë pak pasi që tha se do t’i jap mandatin kujtdo që dëshmon se e ka shumicën në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy