Basha reagon për rritjen e çmimit të ujit: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt

Basha reagon për rritjen e çmimit të ujit: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Ai e konsideron këtë gjë si një veprim kriminal ndaj qytetarëve, të ndërmarrë nga Rama dhe Veliaj.

Përmes një statusi në FB, Basha shkruan se Rama u kujtua për ujësjellësin pasi harxhoi 500 mln euro për fasada.

STATUSI

Rritja e çmimit të ujit të pishëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.

Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverisjes së tij.

Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy