Tahiri në Apel, seanca shtyhet për në 28 prill (VIDEO)

Tahiri në Apel, seanca shtyhet për në 28 prill (VIDEO)

Gjykata e Apelit shtyn për në 28 prill seancën për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ora 09:00.

Seanca ishte parashikuar të mbahej sot në orën 10:30, por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.

Seanca në fjalë ishte dhe për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela. Mësohet se shkak i shtyrjes ka qenë fakti se avokatët dhe të pandehurit nuk kanë qenë të pranishëm.

Në Shkallën e Parë, Tahiri u dënua me 5 vjet për "shpërdorim të detyrës" por nuk u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Duke qenë se më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojë me gjykimin e dosjes.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy