
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka konfirmuar se do të kandidojë në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit.
Në një reagim publik në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se ky vendim është në përputhje me parimet e tij dhe se ka qenë i qartë për këtë qëndrim para primareve.
“Unë vetë e kam bërë të ditur edhe më herët, madje këtë qëndrim ia kam komunikuar edhe Kryetarit të Partisë, përpara procesit të primareve, dhe i qëndroj këtij parimi: do të jem në listën e hapur. Ky është një moment jetik për vendin, për shoqërinë, për PD-në. Më pas vjen në rëndësi karriera e secilit”, shkruan më tej Muçollari
Sipas Muçollarit që ndryshimi që ka nevojë vendi të vijë, duhet luftuar për çdo votë.
Për çdo votë luftohet vetëm në listën e hapur.



