Berisha: T’i udhëheqim qytetarët drejt një lëvizjeje që rikthen votën e lirë! Venezula, mësim i madh për ne

Berisha: T’i udhëheqim qytetarët drejt një lëvizjeje që rikthen votën e lirë! Venezula, mësim i madh për ne

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD. Berisha theksoi se Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Ai paralajmëroi se “pjesëmarrja në zgjedhje nën drejtimin e Edi Ramës do të ishte një mashtrim i madh, si për vetë Partinë Demokratike ashtu edhe për qytetarët shqiptarë”. Berisha theksoi se PD nuk duhet të shkojë në zgjedhje “business as usual,” duke nënvizuar se alternativa e vetme për rikthimin e votës së lirë është formimi i një qeverie teknike dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun që Shqipëria të ndjekë rrugën e Venezuelës, ku opozita është shtypur dhe e drejta për të zgjedhur është shkelur brutalisht.

Sot, të mendojmë se po shkojmë në këto zgjedhje si ‘bussines as usual’ do të jetë një mashtrim i madh për veten tonë, një mashtrim i madh për qytetarët shqiptarë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Me Edi Ramën, nuk ka zgjedhje ‘business as usual’. PD ka si alternativë mospjesëmarrjen në zgjedhje, gjë e cila është e ndaluar me shumë të drejtë në statutin e saj. Ju garantoj të dashur demokrate e demokratë se Edi Rama do të festonte në qoftë se do t’i lejonim vetes një vendim të tillë. E megjithatë, zonja e zotërinj, anëtarë të Kryesisë, deyrimi ynë absolut para demokratëve, para shqiptarëve, është kthimi i votës së lirë te shqiptarët. Dhe ky kthim i votës së lirë realizohet vetëm em një qeveri teknike, largimin e Edi Ramës dhe procedimin në krijimin e një qeverie teknike. Asgjë nuk mund të lemë pas zgjedhjeve dhe të provojmë atë që provuan opozita në Venezuelë. Dje, Rama i Venezuelës, Maduro, arrestoi me akuzën për aktivitet terrorist kryetarin e opozitës, i cili fitoi zgjedhjet me 70%. Shembulli i Venezuelës duhet të jetë një mësim i madh për ne. Pra, nga secili prej jush, nga të gjithë ne, qytetarët presin rikthimin e votës së lirë. A jemi ne në gjendje të mbushim aktualisht këtë mision? Jo! Ne nuk jemi. Por, a është ky një mision i pamundshëm? Absolutisht, nuk është i pamundshëm. Ky mision kërkon nga ne të motivojmë, të angazhojmë,të frymëzojmë çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar në një lëvizje të fuqishme që nuk e ka njohur më parë Shqipëria gjer në realizimin e qëllimit tone”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy