Kreu i Departamentit te Arsimit në PD, deputeti Luçiano Boçi, deklaroi sot se ende nuk është mbyllur procesi i regjistrimit të studentëve dhe mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e universitetit.
Në një deklaratë për mediat Boci tha se “Sot në ditën kur duhet të ballafaqoheshim me të vërtetat, në fakt eshte lajmëruar shtyrja e procesit të regjistrimit, duke treguar edhe njëherë dështimin edhe paaftësinë e ministres Lindita Nikolla”.
“Mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse qeveria ndryshoi rregullat e lojës, ndërsa ajo ishte në fund. Mijëra të rinjve iu ndërpre ëndrra në mes, për të vijuar studimet në degët e preferuara sipas meritës së tyre. Arsimi është një tjetër dështim i kësaj qeverisë”, tha Boçi.



