‘Kërcënoi Salianjin’, reagon PD: Prokuroria të hetojë Ndreun

‘Kërcënoi Salianjin’, reagon PD: Prokuroria të hetojë Ndreun

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me debatin që ka përfshirë dy deputetët, atë të PS-së Pjerin Ndreu dhe Ervin Salianjin. PD ka dënuar me forcë kërcënimin ndaj deputetit Salinajni, që sipas opozitës ndodhi në Komisionin e Sigurisë.

Deklaratë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin ndaj deputetit Ervin Salianji, që bënë sot në Komisionin e Sigurisë deputeti Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i larguar nga policia në vitin 2004 si i përfshirë në trafik droge dhe deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, i raportuar nga SHISH zyrtarisht gjatë vetë qeverisjes socialiste, si i lidhur me trafikun e drogës dhe qënieve njerëzore kur ishte në polici.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë kërcënim mafioz e banditesk nga një recidivist i dhunës dhe kërcënimeve në Kuvend si Pjerin Ndreu dhe kolegu i tij Stërkaj.
Ju kërkojmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, të monitorojnë këtë rast, e të kuptojnë se krimi i përfaqësuar në Parlament, krimi si zgjedhje e ortakëri e Edi Ramës, nuk mund të jetë zgjidhje për luftën ndaj krimit dhe drogës. Krimi është në pushtet prej Edi Ramës dhe vetëm me largimin e tij, mund të ketë luftë të vërtetë ndaj krimit dhe çlirim nga mafia e banda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy