Protesta e PD-së/ Kume: PD pa pritshmëri të larta për numrin e pjesëmarrësve. Nuk përjashtohen përplasjet me policinë

Protesta e PD-së/ Kume: PD pa pritshmëri të larta për numrin e pjesëmarrësve. Nuk përjashtohen përplasjet me policinë

Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike në orën 18:00, punonjësit e Kryeministrisë kanë larguar pemën dhe instilacionin që ndodheshin pranë këtij institucioni, ndërsa po punohet aktualisht për vendosjen e fonive dhe materialeve që nevojiten.

 

Gazetari Mariglen Kume tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se PD nuk ka pritshmëri shumë të mëdha sa i përket pjesëmarrjes. Duke vijuar Kume tha se nuk përjashtohen përplasjet mes protestuesve dhe policisë. 

 

Berisha do të dalë rreth orës 18: 00 nga selia e PD, ku do të bëjë ecje në këmbë së bashkë me qytetarët dhe deputetët që do të dalin nga atje. Kryeministria është thuajse e blinduar. Fasada e parë është veshur me shtresë metalike, ndërsa pema është larguar pak orë para nisjes së protestës. 

 

Edhe protestuesit e “Shqipëria bëhet” janë larguar nga vendi ku po qëndronin. Do të ketë shenja revolte të qytetarëve. Nuk përjashtohen përplasjet me punonjësit e policisë që do të qëndrojnë pas gardhit metalik të vendosur në perimetrin e jashtëm të Kryeministrisë. 

 

Pritshmëritë e PD për sa i përjet pjesëmarrjes nuk janë të larta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy