
Partia kristiandemokrate CDU/CSU ka fituar zgjedhjet parlamentare në Gjermani me 28.5% të votave, sipas exit poll-eve të para të publikuara nga televizioni publik Ard.
Partia e Angela Merkel dhe Helmut Kohl do të rikthehet në drejtimin e qeverisë, ndërsa kancelari i ri pritet të jetë lideri i saj, Friedrich Merz, ish-kundërshtar i brendshëm i Merkel.
Gazetari Sebastian Zonja, bazuar në exit poll-et e para, thotë për "MCN live” se sinjalet janë për një koalicion të mundshmëm me socialdemokratët e SPD.



