Bruksel/ Puna nga shtëpia, ndikim pozitiv në trafikun e qytetit

Bruksel/ Puna nga shtëpia, ndikim pozitiv në trafikun e qytetit

Trafiku në Bruksel është ulur me 21% krahasuar me periudhën para izolimit.

Ministrja Elke Van den Brandt po e konsideron punën nga shtëpia, si pjesë e planit të trafikut të kryeqytetit.

"Kriza shëndetësore që sapo kemi përjetuar ka treguar që puna nga shtëpia është një mundësi e mirë dhe e realizueshmë për shumë njerëz, veçanërisht kur fëmijët janë në shkollë. Kjo do të shërbejë dhe për të lehtësuar trafikun në Bruksel’’, tha Van den Brandt.

"Sot, ne po punojmë me Dhomën e Tregtisë në Bruksel dhe ministrat e interesuar për të vendosur kushtet e nevojshme për ta bërë këtë praktikë pozitive si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit," shtoi ajo.

Kohët e fundit Brukseli fitoi një çmim për planin e saj të lëvizshmërisë Good Move, i cili synon të zvogëlojë përdorimin e makinave me 24% deri në vitin 2030 (34% për trafikun tranzit), rritjen e përdorimit të biçikletave katër herë më shumë, kthimin e hapësirave publike për banorët dhe krijimin e 50 zonave të qeta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy