
Partia Demokratike dhe aleatët kanë njoftuar se në datën 16 shkurt do të mbahet protesta e madhe e para që organizohet pas zgjedhjes së strukturave të larta të Partisë Demokratike.
Kësaj proteste do i paraprijnë protesta të vogla edhe në rrethe.
Strukturat do kenë kohë më shumë se 20 ditë për tu përgatitur për protestën që sipas burimeve nga opozita, do të jetë me një numër të madh pjesëmarrësish.
Kjo është protesta e pare që organizohet pas zgjedhjes së strukturave të larta të Partisë Demokratike.
Vendimi u mor nga anëtarët e Kryesisë së PD-së në mblodhjen e sotme duke vendosur datën 16 shkurt orën 11:00 ku do të mbahet edhe protesta e radhës.
Kryesia e re e PD u mblodh dje për të parën herë, për t’ia lënë radhën mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, i cili u mblodh sot paradite.
Në mbledhjen e djeshme anëtarët e rinj të Kryesisë diskutuan në lidhje me qasjen e re të demokratëve ndaj bazës për të frymëzuar dhe krijuar besim në alternativën e opozitës.
Diskutimi me anëtarët e Kolegjit të Kryetarëve mbi strategjinë e protestave, u zhvillua paraditen e sotme. Ndërkohë, këtë pasdite, kryesia e PD-së zhvilloi një tjetër mbledhje, duke dalë me vendimin për datën e nisjes së protestave dhe se si ato do të zhvillohen.



