Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me homologun gjerman Karl Lauterbach.
U dakordësuam për një marrëveshje të re bashkëpunimi dhe krijimin e një grupi pune të përbashkët për mbështetjen e mëtejshme dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Gjatë takimit bashkëbiseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit “Robert Koch” si dhe agjencive të barnave të dy vendeve tona, me synim rritjen e shkëmbimeve në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë.
Manastirliu deklaron se diskutuan mbi përfshirjen në programeve të kërkimit shkencor dhe programeve të edukimit me Universitetin e Mjekësisë, me synim rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit.



