Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme kryesinë e partisë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00 ndërsa fokus kryesor i diskutimeve do të jetë zgjedhja e presidentit të ri.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA, ku drejtoi debatin mbi llogaridhënien në OKB. Rama pritet që të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 15:00.
Pas dështimit të 3 raundeve të para për mungesë të kandidaturave, tashmë pritet mbajtja e raundit të katërt për presidentin e ri, i cili mund të zgjidhet me 71 vota.
Në mbledhjen e kryesisë së PS-së pritet të dalë të paktën një emër për kandidat për president.
Ndërkohë, bëhet me dije se të shtunën do të mbahet raundi i katërt ku do të zgjidhet edhe presidenti i ri.




