Takimi me Haradinajn, Basha: Të mos cenohet territori i Kosovës, dialog me Serbinë për njohjen

Takimi me Haradinajn, Basha: Të mos cenohet territori i Kosovës, dialog me Serbinë për njohjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas përfundimit të takimit të zhvilluar në Kosovë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, thotë se të dy janë të qëndrimit për moscenimin e tërësisë territoriale të Kosovës siç është folur më herët, me kushtin e njohjes nga Serbia. Sipas Bashës, Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë, në koordinim me partnerët strategjikë, me qëllim njohjen reciproke të vendeve.

“Me kënaqësi të veçantë takova sot në Prishtinë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj dhe familja Haradinaj janë simbol i luftës për lirinë e Kosovës. Familja Haradinaj i dha Kosovës dy prej heronjve të saj, ndërsa vetë Ramush Haradinaj i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim si në luftë e në paqe.

Haradinaj jo vetëm bëri luftën, por edhe e mbrojti luftën e drejtë për pavarësinë e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare.

Gjatë bisedës vëllazërore shkëmbyem ide dhe mendime në lidhje me situatën që po kalojnë Shqipëria dhe Kosova.

Diskutuam për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e një koordinimi mes partnerëve tanë strategjik SHBA dhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ndamë të njëjtin qëndrim se tërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e panegociueshme dhe e padiskutueshme.

Ndamë mendime të vyera për mënyrat e bashkëpunimit dhe ndihmës që duhet dhe mund të japë Shqipëria në këtë proces, por në asnjë rast ajo nuk mund dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës.

Folëm për sfidat ekonomike që kanë përpara të dy vendet tona, për projekte të përbashkëta që do t'i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Folëm konkretisht për disa projekte mes të cilave edhe ato që mundësojnë akses konkret, dhe jo në letër të Kosovës në portet shqiptare.

Në këto ditë të vështira për ekonominë dhe turizmin shqiptar, janë qytetarët e Kosovës që po ndihmojnë operatorët turistikë, dhe po i japin sado pak frymëmarrje ekonomisë dhe ndjehem i keqardhur që në këto ditë të vështira edhe për ta, u duhet të paguajnë tarifën në Rrugën e Kombit. Përsërita zotimin time se kjo rrugë që i afron shqiptarët nuk mund dhe nuk do t'i pengojë më tarifa të lëvizin lirisht në të dy anët e kufirit,"-shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy