
Klodian Elqeni tregoi sot në MCN TV në “Arnautistan” jetën e tij si emigrant në Suedi. Ai tha se atje i është dashur të bëjë deri në katër punë, ndërkohë që shumë herë ka humbur autobusë dhe I është dashur të kalojë natën jashtë në -25 gradë. “Nga ajo që kam kaluar do thoja që është e vështirë dhe në moshë të re nuk ia vlen të ndërmarrësh atë rrezik”, tha Elqini duke iu dhënë edhe një mesazh të rinjve që të mos largohen dhe të punojnë në vendin e tyre.
“Unë kam lindur në Malvilës, një fshat i Tiranës, në moshën 16 vjeç emigrova në Suedi deri në përhapjen e pandemisë që vendosa të rikthehem për të qenë pranë familjes. Kam jetuar atje 5-6 vite. Ka qenë eksperiencë që më ka mësuar shumë dhe nuk dua të përjashtoj faktin që ka qenë shumë e vështirë. Atje gjithçka ishte ndryshe, ishte aventurë personale. Për shkak të vështirësive e mendoja kthimin, por nuk ka kthim pas për diçka që kërkoj të bëj. Tashmë u riktheva me dëshirë. Kur ika ika nga halli, tashmë mund ta bëj me dëshirë. Kisha fatin e mirë të ndiqja shkollën dhe u përpoqa të punoj. Pas bërë atje gjimnazin dhe kam punuar njëkohësisht. Nga ajo që kam kaluar do thoja që është e vështirë dhe në moshë të re nuk ia vlen të ndërmarrësh atë rrezik. Kam punuar në një qytet 100 km larg dhe kishte raste kur humbja autobusin dhe kam fjetur jashtë në -25 gradë. Suedia nuk është ajo që njohim nga këtu. Në Suedi unë kam bërë edhe 4 punë dhe kam menduar përse nuk e bëj këtu këtë. Tashmë punoj në një kompani private, është një punë që në Suedi nuk e kam pasur”, tha Elqeni.



